×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U-21 luan sot përballë Turqisë

    Reporteri
    17 Nëntor 2020 | 10:09

    Kosova U-21 është mysafire e Turqisë U-21 në ndeshjen e vlefshme për fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian të grupmoshave nën 21 vjeç.


    Skuadra e ka zhvilluar mbrëmë (e hënë) stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Turqisë U-21, e cila zhvillohet sot (e martë) në Samsun, me fillim nga ora 17:00.

    Pas humbjes nga Shqipëria, të përzgjedhurit e Rafet Prekazit synojnë që ta mbyllin këtë fushatë kualifikuese me rezultat pozitiv.

    Në stërvitje, Dardanët e rinj punuan me përkushtim, derisa ekziston dëshirë e madhe për të bërë lojë më të mirë se sa në ndeshjen e kaluar.

    Në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve që ishte zhvilluar në qershor të vitit të kaluar në Prishtinë, Kosova kishte fituar 3-1.

    Skuadra jonë bën pjesë në Grupin 3, ku nga nëntë xhiro të zhvilluara i ka regjistruar tri fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa qëndron në vendin e parafundit në grup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!