×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U18 kampione e EuroBasket, Divizioni C

    Reporteri
    28 Korrik 2024 | 23:01

    Kosova ka arritur një triumf historik në FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C, duke fituar kampionatin që u zhvillua në Prishtinë nga 23 korriku deri më 28 korrik.

    Finalja u përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e vajzave të Kosovës, të cilat mposhtën Azerbajxhanin, me rezultat 75:65 (27:24, 13:9, 24:17, 11:15).

    Vajzat dardane, të mbështetura nga tifozët e zjarrtë, e nisën ndeshjen me motivim të madh, duke shkuar në epërsi deri në shtatë pikë, 13:6. Megjithatë, Azerbajxhani u rikthye në lojë dhe pjesa e parë përfundoi 27:24. Në periudhën e dytë, Kosova sërish u shkëput në 36:24, por mysafirët arritën të ngushtojnë diferencën, duke mbyllur pjesën e parë me rezultat 40:33.

    Në pjesën e dytë, vajzat e Kosovës ruajtën epërsinë dhe luftuan deri në fund për të siguruar një fitore të merituar me rezultat përfundimtar 75:65, duke kurorëzuar kështu një kampionat të suksesshëm.

    Ndërkaq, Shqipëria e mbylli kampionatin në pozitën e tretë, pasi në ndeshjen për medaljen e bronztë e mundi Qipron, me rezultat 70:55.

    MVP e Evropianit u shpall Flutra Mehmeti e Kosovës, çmim që u dorëzua nga kryetari i FBK-së, Arben Fetahu. /RTK

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!