Kombëtarja e Kosovës U21 do ta ketë sot një test shumë të vështirë në kuadër të kualifikimeve, në Grupin G.
“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Çekisë, kombëtare kjo që po kalon në formë shumë të mirë brenda grupit.
Çekët kanë shënuar dy fitore nga dy ndeshjet e para në grup, ndërsa nuk kanë pranuar gol dhe kanë goldallim prej 5-0.
Në anën tjetër të përzgjedhurit e Michael Nees janë me një humbje e një fitore pas dy ndeshjeve të zhvilluara.
“Shpresat” e Kosovës kanë mposhtur Andorrën U21 në Prishtinë 2-0 në qershor, ndërsa janë mposhtur nga Anglia U21 në shtator 2-0.Ndeshja e sotme do të zhvillohet në ora 19:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.