×
  • Sport
  • Sport

    Kosova vazhdon mbretërimin në “Fadil Vokrri”, ëndrra për Euro 2020 ende e gjallë

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 22:37

    Kosova ka fituar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Malit të Zi, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Euro 2020.


    “Dardanët”, e përfunduan dilemën e fituesit qysh në pjesën e parë, duke vazhduar mbretërimin në “Fadil Vokrri”, shkruan Reporteri.net.

    Golin e parë e ka shënuar mbrojtësi Amir Rrahmani me kokë pas një korrneri.

    Kurse golin e dytë dhe të fitores e shënoi supersulmuesi Vedat Muriqi për 3 pikë të reja.

    Pas kësaj fitoreje Kosova tubon 11 pikë dhe renditet e treta, veç 1 pikë më pak se Çekia që është e dyta dhe 4 pikë më pak se Anglia që kryeson.

    Kosova më 14 nëntor udhëton në Çeki, kurse ndeshjen e fundit e luan në Prishtinë me 17 nëntor kundër Anglisë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!