×
  • Sport
  • Sport

    Kosovare Allani nuk ua vë veshin kritikave, tregon se është shqiptare: Bën shqiponjën edhe në Botëror

    Reporteri
    05 Korrik 2019 | 12:14

    Kosovare Asllani nuk mund të ndalet nga askush. Edhe pse ishte kritikuar për festimin me shqiponjë pas golit që e kishte shënuar ndaj Ukrainës, futbollistja kosovare e ka formuar përsëri me duar shqiponjën – simbol i shqiptarëve, në Kampionatin Botëror të futbollit për femra, i cili po mbahet në Francë.


    Kosovare Asllani e kishte festuar golin ndaj Ukrainës, në ndeshjet kualifikuese duke e formuar me duar shqiponjën dykrenore – simbol i shqiptarëve, shkruan Gazeta Express.

    Ky veprim ishte kritikuar dhe ishte konsideruar si provokues, ndërsa atë e kishte qortuar edhe Federata Suedeze e Futbollit.

    Mirëpo, Kosovarja në atë kohë kishte thënë se është çështje emocionesh dhe nuk kishte garantuar se nuk do ta bënte prapë.

    Dhe, Kosovarja duket se nuk është përmbajtur as në Kampionatin Botëror të futbollit për femra, ku po e përfaqëson Suedinë.

    Ajo e ka bërë shqiponjën dykrenore me duar përpara kamerave edhe para ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit ndaj Holandës, të cilën e humbën suedezet me rezultat 0:1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!