Kosovare Asllani vazhdon të ketë paraqitje mbresëlënëse në Botërorin e femrave, duke shënuar golin e dytë në dy ndeshje.
Suedia ka mposhtur me rezultat bindës 5-1 Tajlandën, ndërsa Asllani sërish la shenjat e saj në fushën e lojës.
Ajo realizoi për 2-0 në minutën e 19-të të ndeshje, pasi trullosi një nga kundërshtarët e saja.
Golat tjerë për Suedinë i shënuan; Sembrant (7′), Fridolina Rolfo (42’), Lina Hurting (81’) dhe Elin Rubensson (90’+6).
Golin e nderit për Tajlandën e shënoi Kanjana Sungngoen (90’+1).
Kombëtarja e Suedisë është liderë e Grupit F me gjashtë pikë pas dy takimeve, e ndjekur nga SHBA-ja me tri, kurse Kili dhe Tajlanda janë ende pa pikë.
Përveç dy golave, Kosovare Asllani ka fituar çmimin si ‘Lojtarja më e mirë e ndeshjes’ për të dyten ndeshje radhazi.
Sweden breaks through!!!
Kosovare Asllani sends it home and puts Sweden on ? with less than 10 minutes left to play. pic.twitter.com/4Adw9KwvYC
— FOX Soccer (@FOXSoccer) June 11, 2019
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.