Futbollistja e njohur, Kosovare Asllani, është blerë nga Real Madrid dhe tashmë kjo është zyrtare.
Vlen të theksohet fakti se ajo është futbollistja e parë e skuadrës së femrave CD Tacon, e cila së shpejti do të marrë emrin e Real Madridit.
Ekipi i femrave të kësaj skuadre do të nisë të funksionojë së shpejti dhe Kosovarja është blerja e parë e skuadrës. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, futbollistja shqiptare është shprehur se ndihet mjaft e emocionuar për këtë arritje të madhe.
“Krenare të njoftoj se do të jem blerja e parë e Real Madrid/CD Tacon. E emocionuar të shkruaj historinë, të ndërtoj dhe të jem pjesë e rrugëtimit të këtij ekipi që nga fillimi. Do të jetë ëndërr që ta vesh fanellën më të bukur në botë duke filluar nga sezoni i ri. HALA MADRID”, ka shkruar 29-vjeçarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.