×
  • Sport
  • Sport

    Kosovare Asllani ia sjell fitoren Real Madridit, shënon dhe asiston

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 15:40

    Real Madridi është përballur me skuadrën e Levantes në kuadër të çerek finales të Kupës së Spanjës ,ndeshje e cila u luajt sot, shkruan Reporteri.net.

    E, për të vulosur fitoren e skuadrës së Los Blancos, sulmuesja me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani shënoi gol në minutën e 16-të.

    Ndërkaq, veç golit, ajo paraprakisht kishte bërë një asistim gjatë kësaj ndeshje, në minutën e 11-të.

    Për vashat e Real Madridit ndeshja nuk filloi si më së miri, pasi ato kaluan në disavantazh në fillim të ndeshjes.

    Por,  atyre iu deshten vetëm shtatë minuta për të realizuar tre gola, duke e përmbysur rezultatin e për të shënuar fitore me rezultat përfundimtar 1-3.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!