×
  • Sport
  • Sport

    Kosovare Asllani pjesëmarrëse në ceremoninë e “Topit të Artë”

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 12:20

    Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, është në mesin e 20 lojtareve të nominuara për ta fituar Topin e Artë në vitin 2019.


    Sulmuesja 30 vjeçare, e cila e përfaqëson Suedinë, luan për ekipin spanjoll nga Primera Divisioni, CD Tacon, që nga viti 2020 do të operojë si ekipi i femrave të Real Madridit, ndërsa Kosovarja është galaktikja e parë.

    Çmimet kryesore që do të ndahen në ceremoninë e sotme (e hënë) janë Topi i Artë për meshkuj dhe për femra, trofeu Kopa (për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare) dhe çmimi Yashin (për portierin më të mirë).

    Lista e plotë e futbollisteve të nominuara për Topin e Artë:

    Sam Kerr (AUS/Chelsea)

    Ellen White (ENG/Manchester City)

    Nilla Fischer (SWE/Linkopings)

    Amandine Henry (FRA/Lyon)

    Lucy Bronze(ENG/Lyon)

    Alex Morgan (USA/Orlando Pride)

    Vivianne Miedema (NED/Arsenal)

    Dzsenifer Marozsan (GER/Lyon)

    Pernille Harder (DEN/Wolfsburg)

    Sarah Bouhaddi (FRA/Lyon)

    Megan Rapinoe (USA/Reign FC)

    Lieke Martens (NED/Barcelona)

    Sari van Veenendal (NED/Atletico Madrid)

    Wendie Renard (FRA/Lyon)

    Rose Lavelle(USA/Washington Spirit)

    Marta (BRA/Orlando Pride)

    Ada Hegerberg (NOR/Lyon)

    Kosovare Asllani (SWE/CD Tacon)

    Sofia Jakobsson (SWE/CD Tacon)

    Tobin Heath (USA/Portland Thorn)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!