Kosova do të luajë me Anglinë më 17 nëntor në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset për EURO 2020
Raheem Sterling është njëri nga lojtarët që është thirrur në kore raciste në disa ndeshje, por një gjë e tillë nuk do t’i ndodhë atij në Prishtinë, shkruan Reporteri.net
Kosovarët do ta presin ngrohtësisht ani pse ai na shënoi gol në ndeshjen e parë ku anglezët fituan 5-3.
Në një lokal në Prishtinë është vendosur një fotografi e yllit anglez, ku i urojnë mirëseardhje atij.
Mirësevjen bro – (eng: Welcome bro) already decorating #Kosovo. #KOSENG ????????? [pic via @rinorberdynaj) pic.twitter.com/g0PfbFWhDU
— Kosovan Football ?? (@kosovanfooty_EN) November 9, 2019
“Mirësevjen vëlla” shkruan në fotografinë e madhe që është vendosur në nëj lokal të Prishtinës.
Ky gjest është vlerësuar edhe nga vetë Raheem Sterling, i cili e ka bërë likë këtë postim./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.