Në kampionatet e ndryshme evropiane sot zhvillohen xhirot e radhës me futbollistët e Kombëtares së Kosovës të cilët pritet të jenë protagonistë përsëri
Sonte me fillim nga ora 19:00 zhvillohet derbi i zjarrtë turk ndërmjet Galatasaryt dhe Fenerbahces, shkruan Reporteri.net
Vedat Muriqi pritet të jetë startues për Fenerin dhe me formën që po kalon të gjithë presin nga prizrenasi të shënojë përsëri.
Werder Bremen luan kundër Dortmundit në ndeshjen e cila është e vlefshme për xhiron e gjashtë në Bundesliga.
Milot Rashica më në fund pritet që të rikthehet në formacionin e Werderit dhe me gjasë kundër ‘Milionerëve’ do të jetë startues.
Bersant Celina e Florent Hadërgjonajn do të lujanë për skuadrat e tyre në Championship, Swansea e cila luan me Readingun dhe Huddersfield që përballet me Millwall./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.