×
  • Sport
  • Sport

    Kosovarja krahasohet me Ibrahimovicin pas kalimit te Milani, por futbollistja thur lavde për “më të madhin”

    Reporteri
    01 Korrik 2022 | 21:27

    Kosovarja krahasohet me Ibrahimovicin pas kalimit te Milani, por futbollistja thur lavde për “më të madhin”

    AC Milan më 30 qershor njoftoi zyrtarisht për transferimin e Kosovare Asllanit.

    Futbollistja me origjinën nga Kosova nënshkroi kontratë dy-vjeçare me klubin italian.

    Reprezentuesja e Suedisë ka bërë të ditur se ndjehet krenare që ka nënshkruar me Milanin.

    Pas kompletimit të këtij transferimi, Asllani ka folur edhe për Zlatan Ibrahimovicin, i cili gjithashtu përfaqëson Suedinë dhe është pjesë e Milanit te meshkujt.

    32-vjeçarja nuk pranoi të krahasohet me Ibrahimovicin, për të cilin thuri lavde duke thënë se “është më i madhi”.

    “Ai është më i madhi. Ai është më i madhi në futbollin suedez dhe unë mendoj se njerëzit ndonjëherë kanë një kujtesë të shkurtër kur bëhet fjalë për lojtar si Zlatani dhe atë që ai ka bërë për futbollin suedez, si dhe ajo që ka bërë për Milanin është gjithashtu tepër e madhe. Ai ndoshta do të mbetet gjithmonë më i madhi”, deklaroi ajo.

    Kujtojmë se Kosovare Asllani para transferimit te Milani, ishte pjesë e Real Madridit.

    Ajo gjithashtu ka luajtur edhe për klubet e njohura si Manchester City e Paris Saint-Germainin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!