×
  • Sport
  • Sport

    Kosovës për në Europian kalon përmes Maqedonisë, shikoni talentin shqiptar të La Liga që pritet të na bëj shumë problem

    Reporteri
    18 Nëntor 2019 | 19:31

    Kosova nuk mundi të fitojë biletën për në Euro 2020 përmes kualifikimit nga grupi, por e ka edhe një mundësi përmes Ligës së Kombeve, ku ndeshjen e radhës e zhvillon me Maqedoninë e Veriut në Shkup.

    Duke parë lojërat e mira, sidomos fitoren në shtëpi me Çekinë, është krijuar përshtypja se Maqedoninë nuk është edhe shumë problem ta mposhtim. Por, duhet pasur parsysh faktin se kjo përfaqësuese edhe pse me emër të vogël në futboll, njejtë sikurse Kosova ka arritur që kohëve të fundit të ndërtojë një ekip shumë të mirë, shkruan reporteri.net.

    Në përfaqësuesen e vendit fqinj, luajnë edhe futbollistë shqiptarë, por është njëri prej tyre i cili po tregon formë të shkëlqyer si në ekipin e tij në La Liga të Spanjës e po ashtu edhe në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

    Bëhet fjalë për Enis Bardhin i cili luan për ekipin spanjoll Levante, ku po rritet vazhdimisht.

    Talenti i tij dëshmohet edhe përmes videove ku shihen pasimet dhe golat që ai po shënon si në Spanjë e po ashtu edhe për përfaqësuesen.

    Përveç Bardhit, Maqedonia ka edhe lojëtarë të tjerë që karrierën e tyre po e zhvillojnë në ligat e forta të Europës. Është talenti 19 vjeçar maqedonas Eljif Elmas i cili luan si sulmues në klupin elitar italian Napoli, ku po dëshmohet fuqishëm me talentin e tij.

    https://www.youtube.com/watch?v=ikC_ngbx1UA

    Se nuk do të jetë lehtë me Maqedoninë e ka konfirmuar edhe trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.

    “Dardanët” do të luajnë si mysafirë të Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinalen e play-offit. Në rast fitoreje, do të përballeshin me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi, në finale.

    Kosova duhet t’i fitojë këto dy ndeshje për ta siguruar një ‘biletë’ për në kampionatin evropian.

    “Është gjithmonë e njëjta për mua, duhet t’i respektojmë të gjitha ekipet. Maqedonia do të jetë një kundërshtar i fortë dhe pres ndeshje të fortë, ne duhet të jemi i gatshëm”, tha Challandes.

    “Do të jetë 50-50. Unë nuk i frikësohem Maqedonisë së Veriut asnjëherë, por më duhet ta pranoj se isha pak i frikësuar kundër Anglisë”, ka thënë ai. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!