×
  • Sport
  • Sport

    Krasniqi kërkon ta përmbush ëndrrën e madhe, lufton për herë të tretë për titullin e botës

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 12:49

    Në vitin 2013 kundër Nathan Cleverly dhe në vitin 2015 kundër Jurgen Brahmer, Robin Krasniqi tashmë ka bërë dy herë përpjekje për një titull kampion bote, dy herë ka mbetur i pa kurorëzuar.


    Pavarësisht kësaj, ai nuk u dorëzua asnjëherë, dhe sonte do të ketë përpjekjen e tretë për të marrë rripin e shumëkërkuar.

    Për ëndrrën e madhe, ai duhet të mposht kampionin e përkohshëm të botës në IBO dhe WBA, Dominic Bosel.

    Triumfi në këtë meç, do të ishte një përmbushje e një ëndrre të madhe dhe kulmi i një udhëtimi të gjatë dhe plot ngjarje për boksierin nga Juniku.

    Ndeshja mes Krasniqit dhe Bosel zhvillohet me fillim nga ora 23:15.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!