×
  • Sport
  • Sport

    Krejt Evropa në këmbë për të, Muriqi zbulon ofertat dhe planet për të ardhmen

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 11:04

    Vedat Muriqi nuk ka arritur të shënoj gol në derbin e Stambollit, ku skuadra e tij Fenerbahce ishte mysafir i Galatasarayt.


    Por sulmuesi kosovar bëri një paraqitje jashtëzakonisht të mirë, duke marrë skuadra e tij një pikë tejet të vlefshme.

    Gjatë ndeshjes, Muriqi edhe u gjakos gjatë një dueli në ajër, derisa gjatë gjithë pjesës së dytë e barti fashën në kokë.

    Pas ndeshjes prizrenasi foli për rrjedhën e lojës, duke thënë se ka dhënë maksimumin në këtë takim.

    “Ne kishim ardhur këtu për fitore. Ne patëm disa raste, por nuk i konkretizuam. Unë dhashë maksimumin për këtë takim”, deklaroi Muriqi.

    Tutje reprezentuesi kosovar ka folur edhe rreth interesimeve të skuadrave evropiane, gjë që po e motivojnë atë.

    “Këto shkrime për transferime po më motivojnë më tepër. Shumë skaut po i përcjellin kudo në botë dhe kjo është natyrale”, vazhdoi tutje Muriqi.

    25-vjeçari ka shprehur dëshirën që të qëndrojë për shumë vite te Fenerbahce pasi dëshiron të bëhet legjendë e klubit.

    “Unë në Fenerbahçe erdha që të bëhem legjendë e ekipit. Shpresoj se këtu do të qëndrojë për shumë vite dhe do ta shkruaj emrin tim me tituj të fituar të kampionit”, përfundoi sulmuesi kosovar.

    Në gjashtë takimet e para në kampionat, Muriqi ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime me fanellën e Fenerbahces.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!