×
  • Sport
  • Sport

    Kryeministri Kurti: Kosova luajti më mirë sesa që tregoi rezultati, kjo më jep shpresë

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 9:07

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se, me gjithë disfatën e thellë 3:0, loja e Kombëtares kundër Suedisë të dielën i ka thënë atij shpresa për ndeshjet e saj në vijim në fushatën kualifikuese për Botërorin e Katarit më 2022.


    Kurti e përcolli nga tribunat e Stadiumit të zbrazur “Fadil Vokrri” ndeshjen hapëse të Kosovës në kualifikime për Kupën e Botës të dielën mbrëma.

    “Pa lojtarin e saj kryesor, tifozët në tribuna, Kosova sonte luajti shumë më mirë sesa rezultati që pësoi me Suedinë”, shkroi Kurti në Instagram pas ndeshjes.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)


    Ai shtoi: “Kjo na jep shpresë për ndeshjet e ardhshme teksa jemi veçse në fillim të kualifikimeve për botërorin 2022.

    Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia, në një ndeshje të Grupit B kualifikues, e cila u përshkua nga gabime shumë të kushtueshme në mbrojtje.

    Ludwig Augustinsson dhe Alexander Isak nga një herë në pjesën e parë dhe Sebastian Larsson nga penalltia në pjesën e dytë shënuan për t’ia siguruar Suedisë fitoren ndaj Kosovës të dielën në Prishtinë.

    Kosova po vinte e motivuar në këtë takim, pasi e kishte mposhtur Lituaninë 4:0 në një ndeshje miqësore në mesjavë, por e vetëdijshme që mungesat e mëdha si kapiteni Amir Rrahmani, Ibrahim Dresevic në mbrojtje, Valon Berisha e Herolind Shala në mesfushë.

    Mungesat i kushtuan, pasi verdhekaltrit i pranuan dy golat e parë falë gabimeve nga portieri i dytë Ujkani dhe mbrojtësit Florent Hadergjonaj dhe Benjamin Kololli.

    Kosova ngel pa pikë në Grupin B, të cilit i prijnë Suedia dhe Spanja me nga gjashtë dhe katër pikë, përkatësisht.

    Kosova do të udhëtojë drejt Sevillës tani për t’u përballur me Spanjën të mërkurën në ndeshjen e dytë kualifikuese në grup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!