Fitores së Kosovës ndaj Çekisë i janë gëzuar të gjithë shqiptarët.
Këtij gëzimi i është bashkëngjitur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai në Facebook ka postuar një fotografi të ekipit kombëtarë të Kosovës duke i quajtur Luanë.
Kjo fotografi ka thyer rekord në profilin e tij, duke marrë 30 mijë pëlqime, 618 komente dhe 257 shpërndarje.
Kosova bëri një paraqitje të shkëlqyeshme ndaj Çekisë, duke e mundur atë 2 me 1, një rezultat që të gjithë e dëshironin, por jo që kanë guxuar edhe ta besojnë.
Kosova, nesër luan me Anglinë, në kuadër të eliminatoreve për Europianin 2020.
Pas marrjes së tri pikëve nga Çekia, Kosova ndodhet në vend të dytë në tabelë. Nëse arrinë që atë pozitë ta ruaj deri në fund, Kosova do të arrinte që të kualifikohet në Europian. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.