Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar Leon Avdullahun në qytetin zviceran të Bazelit.
Ademi e ka përgëzuar futbollistin e ri për sukseset e tij të fundit – fitimin e titullit me FC Basel dhe transferimin në Bundesliga te TSG Hoffenheim, një hap i madh në karrierën e tij.
“Një kafe në Bazel me yllin e futbollit, Leon Avdullahu. E urova për titullin e fituar me FC Basel dhe transferimin në TSG Hoffenheim”, ka thënë Ademi.
Leon Avdullahu, që aktualisht përfaqëson Zvicrën në nivelet kombëtare, është në qendër të vëmendjes për mundësinë e kalimit të tij në përfaqësimin e Kosovës në të ardhmen, diçka që mbetet një çështje e hapur dhe që po ndiqet me interes nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Mbetet të shihet në të ardhmen nëse do t’i bashkohet apo jo Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.