Pamje të rënda qarkullojnë në të gjithë rrjetin, ku shihet ish-lojtari i ekipit të futbollit amerikan New York Jets, Zac Stacy, i cili godet me grusht dhe sulmon pa mëshirë ish të dashurën e tij dhe nënën e fëmijës së tij.
Pamjet e mbikëqyrjes në shtëpi tregojnë Zac Stacy, 30 vjeç, duke sulmuar ish të dashurën përpara djalit të tyre pesë muajsh në shtëpinë e saj në Florida, ku Zac kishte shkuar të vizitonte djalin e tij.
Ngjarja ndodhi të shtunën që lam pas, ndërsa pamjet u postuan në rrjetet sociale nga viktima e dhunuar, Kristin Evans.
Vajza u shpreh për mediat se policia nuk e kishte parë si gjë ekstreme. Gjithçka nisi kur Stacy reagoi ashpër gjatë një debati me ish-të dashurën e tij, duke e goditur me grusht në fytyrë gruan, e cila u rrëzua në një divan, pikërisht pranë vendit ku ishte ulur foshnja e tyre.
Ish-lojtari i NFL-së e kapi për krahu dhe e hodhi brutalisht te televizori ku ra mbi gruan, e cila e lënduar nga goditjet i lutej ish-partnerit të qetësohej. Videoja e dhunës ka bërë xhiron e rrjetit.
Stacy tashmë është në arrati ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij pas daljes së videove tmerruese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.