Në Kupën Evropiane U21 e zhvilluar ditët e fundit në Athinë të Greqisë, dy xhudistet kosovare, Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq kanë arritur që të fitojnë medalje.
Lidhur me fitoren e radhës së kampionëve të xhudos nga Kosova ka reaguar edhe trajneri i xhudos, Driton Kuka, i cili me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, ka shkruar se është bërë traditë që shtetet të cilat nuk e njohin Kosovës të shkojnë xhudistat dhe t’i njoftojnë me realitetin.
“Traditë është ba që shtetet që ende sna njohin,shkojnē xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin”, ka shkruar Kuka.
Postimi i plotë :
“Kupa Evropiane U21 Athinë Greqi!
Dy medalje për Kosoven
Traditë është ba që shtetet që ende sna njohin,shkojnē xhudistat dhe i njoftojnë me realitetin.
Fatjona e artë sot ishte në krye të detyres në kategoinë 57 kg.
Mposhti me radhë garueset nga Izraeli,Polonia,Franca e në finale garuesen turke.
Qasja e saj serioze ka filluar të jap frytet dhe sukseset.
Erza sot fitoj medaljen e bronztë dhe performansa e saj nuk sihte ajo që realisht e ka dëshiruar marr parasysh që ishte favorit për medalje të artë.
Në Athinë përshtypje të mirë lan edhe Lorisi e Riosi që arritën të tregojnë që po vjen koha e tyre.
Arritën të shënojnë fitore dhe me pak më shumë taktikë do hynin në zonën e medaljeve.
Dardani fitoj dy luftëra dhe realisht kishte potencial për medalje por diçka me përqendrimin e tij gjatë luftës sishte si duhet.
Debora humbi dhe realisht ka potencial por shumë gjëra duhet ti përmirësoj,e poashtu të përkushohet seriozisht sepse ska kohë ma për qasje gjysmake”./Reporteri.net/