Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, përmes një postimi në Facebook ka treguar se statuja kampiones së parë dhe të vetme Olimpike, Majlinda Kelmendit, po vjen në Kosovë.
Kuka, po ashtu, ka thënë se “statuja është menduar të ngrihet në kryeqytet por që kryetari i Prishtinës nuk ka asnjë informacion për këtë çështje”.
Ky është postimi i plotë, pa ndërhyrje:
“Po e ndaj me ju një informacion!
Statuja e Majlindes po vjen në Kosovë.
Kërkesa e jonë nëpërmes Ministrisë drejtuar Komunës së Prishtinës qysh në muajt e veres deri sot ka mbet pa përgjegje!
E kemi menduar Statujen të ngritet në kryeqytet si Kampionja e parë dhe e vetme Olimpike por kot!!!
Kryetari i Prishtinës asnjë info për këtë çështje…
Jeta Xharra ishte sygjerimi yt që e kishim konsideruar për vendin e statujes e tash çka ma tutje kur kjo ka has në vesh të shurdhër!
Mailin e ardhur nga artistët po e ndaj me ju”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.