×
  • Sport
  • Sport

    Kuka: S’ka dhënë gol Ronaldo as Messi, janë duartrokitjet për Distria Krasniqin

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 15:46

    Trajneri Driton Kuka po e shijon në maksimum suksesin e garueseve të tij.


    Në fakt, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë dhe Nora Gjakova atë të bronztë në Grand Slamin e Parisit, i cili është njëri prej turneve më të rëndësishëm të xhudos.

    E trajneri i suksesshëm pejan e ka publikuar një video në Facebook, ku shihet palestra e mbushur prej 20 mijë shikuesish duke e duartrokitur garuesen kosovare, e cila shkëlqen në kategorinë deri në 52 kilogramë fundjavën që shkoi.

    “Ska jep gol Ronaldo as Messi. Duartrokitet Distria pas fitores në finalen e Grand Slam Paris! Pamje spektakolare në Bercy Arenën e stërmbushur! Video by Olympic Champion”, ka shkruar Kuka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!