×
  • Sport
  • Sport

    Kuku çfarë “imelle”, Griezmann e bëri horë mbrojtësin shqiptar

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 10:18

    Shqipëria u demolua nga Kombëtarja e Francës të shtunën, duke u mposhtur me rezultat të thellë 4:1, humbje kjo që ia shuan shpresat për ndonjë plasman në Euro 2020.


    Përderisa Kosova shkëlqeu edhe një herë, Kombëtarja shqiptare u mposht në çdo aspekt të lojës, duke mos dhënë kështu shenja se ajo po përmirësohet, shkruan Reporteri.net

    Edhe Griezmann u përkujdes për të dhuruar pak shoë në një ndeshje spektakolare për ‘Gjelat’.

    Ai në një moment të lojës e turpëroi mbrojtësin, Ardian Ismailin duke ia futur topin ndërmjet këmbëve, apo siç thuhet në zhargonin kosovar – ia qeli imellën.

    Ky ishte momenti kur Griezmann e turpëroi mbrojtësin shqiptar:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!