Futbollisti më i kritikuar i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka rrëfyer arsyen prapa zgjedhjes së tij për ta përfaqësuar vendin ku ai është rritur.
Sulmuesi anësor nuk është se po gjenë hapësira tek klubi zivceran, Basel, por as në ekipin e Kosovës, aty ku Bernard Challandes e sheh vetëm si rezervist, shkruan Reporteri.net
20 vjeçari qe një kohë vendosi për ta përfaqësuar vendin e tij, Kosovën edhe pse kishte mundësi t’i bashkohej edhe Kombëtares shqiptare, e cila po e kërkonte në atë kohë.
I pyetur nga një tifoz i tij në “Instastory” se kush e ka shtyrë që të luajë për Kosovën, futbollisti ofanziv u përgjigj: “Unë e dua vendin tim dhe jam mjaft mirënjohës për atë që më ka dhënë populli im”, ka shkruar Zhegrova në gjuhën angleze.
Futbollisti i krahut, i cili aktualisht luan tek Baseli, në fund thotë se i do të gjithë fansat e tij, të cilët i falënderon shumë për përkrahjen./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.