×
  • Sport
  • Sport

    Kumbulla heroi i Romës në Europa Ligë – Mbrojtësi shqiptar shënon në fitoren kundër Young Boys

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 20:46

    Roma e ka mposhtur Young Boysin në udhëtim me rezultat 2-1 në kuadër të rundit të parë të fazës së grupeve në Europa Ligë


    Heroi i skuadrës së kryeqytetit të Italisë ishte mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla që shënoi golin e fitores, shkruan Reporteri.net

    Zviceranët e Young Boys kaluan të parët në epërsi në këtë ndeshje duke shënuar me anë të Nsame në minutën e 14-të.

    Roma u rikthye në pjesën e dytë ku përmbysi rezultati dhe shënoi fitore në këtë përballje.

    Peres barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 69-të, derisa Kumbulla shënoi me kokë në minutën e 74-të për t’ia siguruar Romës tre pikët e para në Europa Ligë këtë edicion.

    Më poshtë mund ta shihni golin e Kumbullës të realizuar kundër Young Boys. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!