Marash Kumbulla ishte lojtari më i mirë ditën e djeshme, në ndeshjen ku Hellas Verona mposhti me rezultati 2-1 Juventusin.
Mbrojtësi shqiptar tregoi një paraqitje të shkëlqyer, duke ndalur Cristiano Ronaldon, por edhe sulmuesit e tjetër të Juventusit.
Gjithashtu 20-vjeçari shënoi edhe një gol, por iu anulua për pozicion jashtë loje.
Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, dje nga afër Kumbullën e kanë ndjekur skautë të 4 klubeve të mëdha. Behët fjalë për Manchester Cityn, Manchester Unitedin, Borussia Dortmundin dhe Eintracht Frankfurtin.
Të gjitha këto skuadra e pëlqejnë shumë futbollistin shqiptar dhe pritet të nisin sulmin e tyre për ta marrë atë. Nuk janë vetëm këto 4 ekipe që interesohen për Kumbullën, pasi edhe Interi, Napoli dhe Fiorentina e ndjekin prej kohësh shqiptarin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.