×
  • Sport
  • Sport

    Kupa e Gjermanisë: Rashica pritet që sonte ta thyen rekordin e klubit

    Reporteri
    04 Shkurt 2020 | 17:31

    Edhe pse Werderi po lufton për mbijetesë, Milot Rashica po shkëlqen në çdo ndeshje me klubin.


    Ai ka shënuar në pesë ndeshje radhazi në Kupën e Gjermanisë, ku nëse edhe sot shënon do ta thyen rekordin e klubit për gola, shkruan Reporteri.net.

    Nëse arrin të shënoj edhe sot kundër Borusia Dortmundit, ylli i Kosovës do të thyej rekordin e klubit.

    Rashica do të bëhet futbollisti i parë i Werder Bremenit që shënon në gjashtë ndeshje radhazi.

    Ndërkaq, për këtë rekord që me gjasë do të vendoset sonte kundër Dortmundit, ka njoftuar klubi i Dortmundit përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruajnë:

    “Një tjetër djalë pritet ta thyen rekordin me klubin, për golat e shënuara radhazi në Kupë”, thuhet në njoftimin e klubit të Werderit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!