Luhet sot në 18:00 sfida e radhës e Kombëtares shqiptare.
Shqiptarët janë mysafirë në Lituani, ty ku do të luhet akti i katërt i ndeshjeve në grupin 4 të League C, të vlefshme për Nations League.
Ekipi i drejtuar nga Edi Reja vjen pas barazimit pa gola në Kazakistan, ndërsa kundërshtari i sotëm është i vetmi që deri tani që na ka marrë tre pikë, shkruan Ora News.
SI PRITET TË LUAJË KOMBËTARJA
Veç Amir Abrashit i dëmtuar, pjesa tjetër e grupit që ishte në Kazakistan duket në formë të mirë.
Në grup janë lojtarë të rinj, por tashmë ata i kaluan emocionet e debutimit apo të titullarit në fushë për 90 minuta, kështu që pritet një tjetër ndeshje ndaj Lituanisë.
Trajneri Edi Reja pritet që të bëjë disa ndryshime edhe në këtë ndeshje, pasi të shohë në stërvitjen zyrtare gjendjen e futbollistëve.
Qazim Laçi pritet të zerë vendin e Abrashit ose Çekiçit, ndërsa kkema 3-5-2 nuk do të ndryshojë.
Në portë pritet sërish kapiteni Etrit Berisha.
Në mbrojtje, trajneri pritet t’i japë minuta Mihajt në vend të Dermakut. Ndërsa treshja plotësohet me Gjimshitin dhe Kumbullën.
Nga krahët, mund të ketë debutim të Albi Dokës në të djathtë dhe Lenjani në krahun tjetër të rikthehet titullar në Kombëtare.
Në mesfushë, Bare pritet të konfirmohet dhe përkrah tij Kallaku dhe një mes Laçit ose Çekiçit në rast se Abrashi nuk ia del.
Për sulmin, gjithashtu priten ndryshime. Vrioni mund të zërë vendin e Manajt dhe përkrah tij të aktivizohet një mes Brojës dhe Seferit, me të parin që është favorit, raporton Ora News.
NDESHJA I BESOHET NJË FRANCEZI
Ndërkohë, UEFA i ka besuar gjykimin e ndeshjes 31-vjeçarit francez Karim Abed. Ky i fundit, që njihet për numrin e lartë të kartonëve të nxjerr, ka një përvojë të vogël në arenën ndërkombëtare, teksa ka arbitruar vetëm një ndeshje të fazës finale të Europa League, ndërsa në Francë ka arbitruar 135 takime.
Anësorë do të jenë Siril Munje dhe Mehdi Ramuni Robert Bata do të jetë arbitër i katërt.
PËRBALLJET DIREKTE
Historiku i përballjeve me Lituaninë është i tillë: 5 ndeshje, nga të cilat 3 zyrtare dhe 2 miqësore.
Përkatësisht, 3 sfidat zyrtare janë ato që janë luajtur për kualifikueset e Botërorit dhe Europianit.
Ndeshja e parë me lituanezët është ajo e 3 korrikut 1992 (Shqipëri-Lituani 1-0).
Sfida e kthimit, e luajtur në Lituani, ka përfunduar me fitoren e vendasve (Lituani-Shqipëri 3-1), më 14 prill 1993.
Ndërkohë, në miqësoren e zhvilluar më 1 mars të 2006, në Shqipëri, Lituania ka fituar me rezultatin 1-2.
Është edhe një miqësore tjetër, ku Shqipëria ka fituar 4-1 (26.03.2013), por ndeshja, për shkak se zëvendësimet e kaluan limitin, nuk është njohur nga UEFA.
Fitorja e fundit për lituanezët daton në 7 shtatorin e këtij viti kur triumfuan 0-1 në “Air Albania Stadium”.
Renditja e grupit 4:
Kazakistan 4 pikë
Bjellorusi 4 pikë
Shqipëri 4 pikë
Lituani 4 pikë
OraNews