×
  • Sport
  • Sport

    Kur do të mund të debutojë Cristiano Ronaldo me Al-Nassr?

    Reporteri
    03 Janar 2023 | 19:54

    Debutimi i Cristiano Ronaldos me Al-Nassr mund të bëhet këtë javë, por vetëm nëse ai konsiderohet të jetë mjaftueshëm në formë.

    Ylli portugez u prezantua sot si futbollist i Al-Nassr, teksa interesimi për ta ndjekur prezantimin e tij ishte i jashtëzakonshëm.

    Megjithatë, debutimi i tij pritet që të ketë vëmendje edhe më të madhe.

    Ronaldo ka kryer testet mjekësore dhe do të ketë të drejtë të bëjë debutimin e tij të enjten, në ndeshjen kundër Al Ta’ee, edhe pse kjo varet nga një vlerësim për gjendjen e tij fizike.

    Me jo shumë kohë për seancat stërvitore me shokët e tij të rinj – dhe fakti që ai ka pasur një pushim pas Kupës së Botës “Katar 2022” – do të thotë se ai mund të jetë në bankën rezervë së paku.

    Por, sipas “The Mirror”, trajneri Rudi Garcia dëshiron që Ronaldo të përfshihet në ndeshjen e së enjtes në mënyrë që të jetë më i gatshëm fizikisht për ndeshjen tjetër, kundër Al-Shabab, skuadër më të cilën “luftojnë” për titull të kampionit. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!