Zvonomir Boban ka thënë se Derby della Madonnina është me i veçanti, derisa ka kujtuar fitoren e çmendur të Milanit prej 6-0 ndaj Interit
Në këtë fundjavë do të luhet njëri nga derbit më të zjarrtë lokal, ai ndërmjet skuadrave të qytetit të Milanos, shkruan Reporteri.net.
Zvonomir Boban që tani është drejtor i Milanit ka folur për këtë derbi.
“Kur e shpjegon futbollin, shpesh thuhet se nuk ka fjalë që i përshkruajnë disa momente të caktuar dhe ky derbi është ndër to”, ka thënë Boban për Milan TV.
“Nëse nuk ke luajtur në këtë derbi, atëherë nuk e kupton vërtet dhe nëse ke luajtur në të, mund ta përshkruash forcën, pasionin dhe presionin që ofron kjo ndeshje”, shtoi ai.
“Në ndeshjet tjera gjithmonë kërkon motivim shtesë, por në këtë ndeshje është e kundërta: duhet të relaksohesh sepse ndryshe rrezikon të të kaplojnë emocionet. Ky derbi është i veçantë”.
Boban ishte pjesë e skuadrës së Milanit në vitin 2001, kur Rosonerët deklasuan Interin 6-0.
“Ajo ndeshje 6-0 ishte e çmendur. Ne kishim fituar edhe 5-0 në Kupën e Italisë, por nuk është njëjtë. Ne gjithashtu kishim pësuar edhe disfata, por fitoret të japin emocione të mira,” përfundoi kroati.
Ndryshe, derbi Milan-Inter luhet të shtunën me fillim nga ora 20:45. /Reporteri.net/