×
  • Sport
  • Sport

    Kur fanella e Kombëtares peshon më shumë se gjithçka tjetër: Për Kosovën luaj edhe portier

    Reporteri
    05 Shtator 2019 | 14:11

    Për Florent Hadërgjonajn nuk ka rëndësi pozita se ku do të luajë të shtunën ndaj Çekisë pasi për Kosovën ai është në gjendje që të luaj edhe si portier

    Florent Hadërgjonaj në stërvitjet e fundit të Kosovës është provuar si mbrojtës i majtë, ani pse pozita e tij natyrale është ajo e mbrojtësit të djathtë, shkruan Reporteri.net

    Mbrojtësi i Huddersfieldit është shumë i kënaqur që përfaqëson Kosovën dhe për të nuk ka fare rëndësi se në cilën pozitë do të luajë.

    “I djathtë, i majtë, mesfushor, sulmues apo portier. Për Kosovën luaj kudo që të është nevoja,” shkruan Hadërgjonaj në Facebook. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!