×
  • Sport
  • Sport

    Kur McGregor frikësohej para Putinit: I hodhi krahun por i ndryshoi fytyra pas “urdhrit” të truprojës

    Reporteri
    23 Shkurt 2022 | 12:46

    Ai është një nga personazhet më karizmatikë të sportit. E kemi fjalën për Conor McGregor, i cili është një nga kampionët absolut të UFC.

    Në karrierën e tij në këtë sport, McGregor herë ka fituar e herë ka humbur, por megjithatë është renditur në krye. Mediat shkruajnë, se hera e vetme që McGregor ka ndjerë pak frikë ka qenë takimi me Presidentin rus, Vladimir Putin.

    Kampioni i UFC ndodhej në Moskë për të parë finalen e Kupës së Botës 2018 dhe u takua me Presidentin. Ata bënë një foto së bashku, por gabimi i McGregor ishte kur i hodhi krahun në shpatulla Putin-it.

    Në këtë moment një nga truprojat i thotë që të ulë krahun, dhe pikërisht në këtë çast shprehia e fytyrës së McGregor ndryshon menjëherë. Ata më pas realizuan një foto disi të distancuar, por hutimi në fytyrën e sportistit dukej qartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!