×
  • Sport
  • Sport

    “Kur më kërkoi United telefonova nënën, motrën e vëllanë dhe fillova të qaj”

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 12:19

    Bruno Fernandes ka thënë se ka qarë kur e ka kuptuar se Manchester United ishte i interesuar për shërbimet e tij


    Fernandes u transferua te Djajtë e Kuq në merkaton e janarit dhe menjëherë zuri vend në formacionin e Solskjaer, shkruan Reporteri.net

    Portugezi ka rrëfyer për momentet kur e ka kuptuar se United e dëshironte atë në skuadër.

    “Kur mora telefonatën duke thënë: “Bruno, ju keni mundësinë të transferoheni në Manchester”, unë thirra gruan time, vëllanë tim, motrën time, nënën time dhe fillova të qaj,” ka thënë Fernandes.

    “Por, unë po qaja nga gëzimi. Ishte një ëndërr e realizuar, por një ëndërr e madhe. Për mua, të luash në Angli për Manchester Unitedin ishte arritja më e lartë e karrierës sime,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!