Bastien Toma si duket ka mendjen vetëm te Zvicra dhe nuk ka ndonjë interes që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës
Toma është kërkuar nga Kosova si dhe ka pasur kontakte me FFK-në, por futbollisti vazhdon të jetë pjesë e U-21 të Zvicrës, shkruan Reporteri.net
Kryetari i FFK-së Agim Ademi me bindje të plotë kishte deklaruar se Toma do t’i bashkohet Kosovës.
“Bastien Toma është lojtari më i ri që shpresoj shumë se do t’i bashkohet Kosovës. Jemi në bisedime dhe besoj që shumë shpejt do t’i bashkohet Kosovës”, kishte deklaruar Ademi gjatë verës.
Por, Toma është shumë i lumtur që përfaqëson zviceranët dhe këtë e ka bërë të ditur në deklaratën e tij të fundit.
“Çështja e një ndryshimi nuk më lind. Unë e kam diskutuar këtë gjerësisht me familjen time dhe nuk ndiej asnjë presion. Për momentin nuk po mendoj për asgjë tjetër përveç Zvicrës”, ka thënë Toma për “SFR”.
Kujtojmë që javë më parë babai i Bastien Tomës kishte dhënë një deklaratë shokuese, duke thënë se djali i tij tani vështirë se do ta zgjedhë Kosovën, pasi kjo e fundit dështoi të kualifikohej në Kampionat Evropian. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.