×
  • Sport
  • Sport

    Kur të gjithë pushuan, Milner qëndroi me “gjimnazistët” e klubit

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 14:02

    Të gjithë lojtarët e Liverpoolit nga skuadra e parë kanë shkuar në pushime me leje të Jurgen Kloppit.


    Shumica nga ta kanë zgjedhur Maldivet, Miamin e Dubain për të kaluar pak ditë pushimi, para se t’u kthehen ndeshjeve kryesore të kampionatit.

    Por, James Milneri nuk ka vendosur të shkojë në pushime, për të qëndruar afër klubit. Milneri ka ndjekur nga afër talentet e akademisë së Liverpoolit në ndeshjen ndaj Shrewsburyt.

    Madje, Milly me leje të trajnerit është futur në zhveshtore dhe u ka dhënë këshilla lojtarëve në pushim të pjesës së parë

    34-vjeçari ka stërvitur me ta normalisht, duke treguar përkushtimin e madh për klubin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!