×
  • Sport
  • Sport

    Kurgjo s’po shkon në rregull në futbollin kosovar, sulmohen gjyqtarët e ndeshjes Gjilani-Llapi

    Reporteri
    23 Tetor 2019 | 16:49

    Gjilani ka triumfuar përballë Llapit në njërën ndër ndeshjet më interesante të javës së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës në futboll me rezultat bindës 3-0. Por, përfundimi i ndeshjes nuk ka shkuar edhe aq qetë ashtu edhe sikurse loja.


    Gazeta SHESHI mëson ekskluzivisht se pas përfundimit të ndeshjes disa persona jozyrtarë e kanë goditur gjyqtarin anësor Meriton Berisha.

    Menjëherë kanë intervenuar Policia e Kosovës që kanë arrestuar tre persona, të cilët janë shoqëruar për në stacionin e Policisë Rajonale të Gjilanit.

    Personat zyrtarë të ndeshjes janë siguruar menjëherë nga Policia dhe Sigurimi i ndeshjes, teksa delegati i ndeshjes ka marrë gjithë shënimet e nevojshme.

    Pas ndeshjes është ankuar edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina për sjelljet e dhunshme të disa personave ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!