Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi Kosova humbi nga Rumania me rezultat 0-3.
Ai thotë se ekipi ynë kishte një mbrëmje të vështirë, dhe se është radha t’i ngrisim lojtarët në këmbë me mbështetjen tonë, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi.
I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë.
Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë.
Forca Kosovë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.