×
  • Sport
  • Sport

    Kurti: Kur lodheshin lojtarët, ia gjuanin topin Vokrrit – ai ishte arsyeja e fitores

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 9:31

    Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i Fadil Vokrrit në dyvjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit kosovar.


    Ai në një postim të tij në rrjete sociale e ka treguar një anekdotë lidhur me ish-presidentin e FFK-së.

    Postimi i tij:

    Bashkë me deputetët z. Shpejtim Bulliqi, znj. Saranda Bogujevci, z. Fitim Haziri dhe z. Yll Rugova nderuam veprën dhe jetën e Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit e të sportit, në dy vjetorin e vdekjes së tij.

    Fitoret e Prishtinës ishin të lidhura me emrin e tij. Vokrri ishte arsyeja e fitores sepse kur topi ishte në këmbën e tij ai e pushtonte fushën. Tregojnë bashkëlojtarët e tij me gjysëm shaka: ‘kur ndeshja ishte sfilitëse dhe donim të pushonim ia kalonim topin Fadilit’. Kështu ishte edhe në Federatë. Punoi shumë e pa u lodhur për pasionin e vajzave e djemve tanë.

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/889417414891477?__xts__%5B0%5D=68.ARAtqe-eynk2uIAuubdo2YIbAsw-cnj6jA255ncTKmrTE9bNOmVPK9JeirG5UdtMXpIK6MAtauTPIgIAN5jkxu2G4zOPEUchX9bWYnXW2jt2nn61QJWPumnIWschtoS298dFZqIl0Mzk79GAyHAQqXvoOwOgd2B58k_0rBzk-uY61rfRF9PhQM-_hLrk8t9HFyVg1jlHb8AmsVPUozZu0_SJr8ZEFpD0E9SbyN9qjT13OjnaYV3rs_UiqHMZ3OcW0IVE5s2PV8Xu5i9HqXqwy3KiSHb60FDlJYK1GeMRX6rtZwauHqwkXtk-7k1pIn7pUJNn19tefi_Zg1i6zCrkxn4&__tn__=-R

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!