Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ndeshjen e hendbollit të kombëtares së Kosovës kundër Sllovenisë, të cilën e humbi.
Bashkë me Kurtin ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Për këtë ka njoftua Federata e futbollit të Kosovës.
“Nga afër ndeshjen e fortë në mes të Kosovës dhe Sllovenisë e ka përcjellë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Ai ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Në tribunën e sallës të vogël në Pallatin e Rinisë në Prishtinë ishte edhe ambasadorja e Sllovenisë në vendin tonë, Minca Benedejqiq”, thuhet në njoftim.
“Kryeministri Kurti edhe më herët ka përcjellë nga afër ndeshjet e Kombëtares së Kosovës. Dhe njëjtë si në të kaluarën ka shprehur emocione gjatë ndeshjes”.
“FHK-ja falënderon kryeministrin Kurti, ministrin Çeku dhe ambasadoren Benedejqiq për praninë e tyre”.
“Po ashtu i falënderojmë të gjithë shikuesit, duke përfshirë edhe ushtarët sllovenë që ishin në palestër”.
“Përkrahja ndaj Kombëtares sonë ishte e madhe dhe për këtë shikuesit meritojnë respektin maksimal”, përfundon kumtesa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.