×
  • Sport
  • Sport

    Kurti për veprimin e Xhakës në Botëror: Kur dikush nderon Adem Jasharin, kjo është mirë edhe për mua

    Reporteri
    18 Janar 2023 | 9:12

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” është pyetur edhe për futbollistët kosovarë që luajnë në Zvicër dhe veprimin e Granit Xhakës, i cili e veshi fanellën me mbishkrimin “Jashari”, duke iu referuar mbiemrit të komandantit legjendar, Adem Jashari.

    Kurti u pyet se a pajtohet me “deklarata të tilla politike” në fushën e futbollit, teksa tha se nëse dikush e nderon identitetin e vet, pajtohet me këtë, transmeton Reporteri.

    “Varet. Mendoj se deklaratat kundër racizmit janë të drejta dhe të rëndësishme dhe nëse dikush e nderon identitetin e vet, kjo është mirë edhe për mua”, ka thënë Kurti.

    Kryeministri u pyet se a kishte ndonjë porosi për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe shokët e tyre, dhe përgjigja e tij ishte: “Faleminderit për frymëzimin e aq shumë talentëve të rinj për të luajtur futboll, edhe në Kosovë.” /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!