×
  • Sport
  • Sport

    Kush është agjenti që po i sjellë lojtarët nga Evropa në Superligën e Kosovës?

    Reporteri
    06 Dhjetor 2019 | 22:18

    Ëndrra e futbollistëve kosovar është që të dalin diku në Europë. Por, tani edhe ata nga Europa e mendojnë Kosovën si opsion të mirë për të luajtur futboll.


    Skuadra e Feronikelit bëri tri transferime gjatë këtij muaji dhe që të tre erdhën nga Europa, dy shqiptarë Kristi Kullaj, Simon Loshi dhe një i huaj, Keith Groeneveld, shkruan Reporteri.

    Kush qëndron mbrapa këtyre transferimeve? Është emri i agjentit të njohur nga Kosova që punon që disa vite jashtë vendit. Ai është Liridon Kelmendi, i cili në bashkëpunim me stafin e kampionit të Kosovës, ka sjellë tre lojtarët në Superligë.

    “Për shkak të besimit që kam në projektin e klubit të Feronikelit, e me stafin Albert Bunjakin dhe Agim Sopin, që i njoh shumë mirë, e di që do të jetë një projekt serioz dhe profesional. Dua që të jem pjesë e historisë që do të krijohet dhe shpresoj që lojtarët do të japin gjithçka për trajnerin Agimin. Të gjithë e dinë që ai është një ekspert i lojtarëve të marrë nga Europa. Shembull është Enis Bardhi, i cili si rezultat i punës së Agimit, ai tani luan te skuadra e Levantes”, ka thënë Kelmendi për Reporteri.net.

    Kelmendi është i lumtur që po bashkëpunon me skuadrën kosovare, ai thotë se klubi i cili mbylli sezonin vjeshtor në pozitën e pestë me 27 pikë, do të jetë rivali kryesor për titull të Superligës dhe Kupës së Kosovës.


    “Feronikeli po shkon duke u forcuar dhe me këto transferime do të jetë rivali kryesor për titullin e Superligës dhe Kupën e Kosovës”, shtoi agjenti kosovar

    Kujtojmë që në një intervistë para 2 viteve, Kelemndi e kishte paralajmëruar këtë projekt, i cili po realizohet tani./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!