×
  • Sport
  • Sport

    “Kush është ajo? Nuk e njoh asnjë futbollist të saj”, flet trajneri i Kamerunit për Serbinë

    Reporteri
    02 Prill 2022 | 16:40

    Pas tërheqjes së shorin për Katar 2022 është mësuar se Zvicra, Brazili, Kameruni dhe Serbia të jenë pjesë e grupit G, për t’u përballur kundër njëra-tjetrës, transmeton Reporteri.net.

    E, pas shortit kishin patur reagime të veçanta edhe nga lojtarët e Zvicrës me origjinë nga Kosova, ku Granit Xhaka pas shortit kishte shkruar: “Jo edhe aq keq”

    Përveç tyre, menjëherë pas shortit kanë mbërritur reagimet dhe komentet e trajnerëve dhe vëmendje të veçantë ka tërhequr deklarata e teknikut të Kamerunit, Rigobert Song.

    “Shpresoj para së gjithash që të jetë një garë e mirë. Çdo grup është i vështirë dhe duhet bërë një përgatitje e mirë. Të them të drejtën nuk njoh asnjë lojtar të Serbisë në grupin tonë, por do të bëjmë gjithçka që të mblidhem informacione për ta. Na duhen informacionet e mëtejshme që t’i analizojmë.

    Nuk ka asnjë grup të dobët në futboll. Kam vetëm një muaj që jam trajner, por do të punojmë dhe do të përgatitemi sa më mirë”, tha Song, deklarata e të cilit është interpretuar edhe si provokim duke parë emrat e njohur të lojtarëve që ka Serbia.

    Kameruni erdhi në Katar pas dramës në ndeshjen ndaj Algjerisë, ku festoi në ndeshjen e kthimit me golin e Ecambias në minutën e 124-të të ndeshjes, ndonëse në minutën e 119-të pësoi një gol që e mbajti larg Botërorit për disa momente.

    Ndeshje e veçantë në këtë grup do të jetë ajo ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë, kjo pasiqë në Botërorin e fundit, përkatësisht atë të vitit 2018, ku Zvicra kishte fituar kundër Serbisë me rezultat përfundimtar 2-1, ku golat ishin shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!