×
  • Sport
  • Sport

    Kush është Alain Giresse, ish’trajneri i PSG’së, që pritet të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës

    Reporteri
    22 Shkurt 2022 | 12:19

    Alain Giresse mund të jetë trajneri i ri i Përfaqësuese së Kosovës.

    Sipas asaj që raporton klankosova, strategu pritet që të zyrtarizohet brenda kësaj jave nga Federata e Futbollit të Kosovës.

    Në anën tjetër, në një bisedë për ATV, Agim Ademi ka thënë se gjatë ditës së martë (sot) që të vendoset për të, ku do të dihet a do ta marrë ai drejtimin e “Dardanëve” apo jo.

    Giresse ka një karrierë të gjatë futbollistike ku ka luajtur për Bordeaux nga viti 1970 deri më 1986. Vitet e tij të fundit si futbollist në pozitën e mesfushorit ai i kalojë të Marseille ku luajti nga viti 1986 – 1988.

    Ai ka pasur edhe 47 paraqitje për Francën në karrierën e tij.

    Si trajner ai për disa vite ka menaxhuar skuadra si: Toulouse (1996-98 dhe 1999/2000), Paris Saint-Germain (1998) dhe FAR Rabat (2001/2003).

    Nga viti 2004 ka filluar të jetë trajner i kombëtarëve ku ka drejtuar Gjeorgjinë (2004/2005), Gabonin (2006/2010), Malin (2010/2012 dhe 2015/2017), Senegalin (2013/2015) dhe Kombëtarja e fundit që Giresse ka menaxhuar është ajo e Tunizisë për sezonin 2018/19.

    Një staistikë tejet e rëndësishme nuk flet në favor të Giresses, pasi ka pauzuar për tre vite dhe do t’i duhet kohë derisa të rikthehet në nivelin e tij të lartë të taktikave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!