×
  • Sport
  • Sport

    Kush ka ekip më të vlefshëm, Kosova apo Mali i Zi?

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 11:34

    Kosova ka skuadër me lojtarë më të vlefshëm se Mali i Zi në tregun e transferimeve, sipas të dhënave të uebsajtit gjerman “Transfermarkt”.


    Kombëtarja e Kosovës do ta presë Malin e Zi sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati përveç fitores nënkupton se verdhekaltrit rrezikojnë të mbesin jashtë garës për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020, raporton Gazeta Express.b

    Verdhekaltrit ngelin katër pikë prapa lideres Anglisë dhe vendit të dytë, Republikës së Çekisë në Grupin A kualifikues, prandaj do t’iu duhet fitorja me patjetër ndaj një Malit të Zi që i ka humbur shanset për kualifikim, në mënyrë që ta vazhdojë ëndrrën për Euro 2020.

    Kosova ka skuadër më të re në moshë, më të talentuar dhe më të vlefshme se kundërshtari i sotëm.

    Në përgjithësi, sipas Transfermarkt, Kosova vlen 74.03 milionë euro, ndërsa Mali i Zi 58.95 milionë euro.

    Në fakt, shumica e lojtarëve të Malit të Zi nuk vjen mbi 1 milionë euro, por është qendërmbrojtësi i Atletico Madridit, kapiteni Stefan Savic ai që ia rrit dukshëm vlerën malazezëve, sepse i vetëm kushton 35 milionë euro.

    Te Kosova, lojtari më i shtrenjtë është Milot Rashica i Werder Bremen, i cili kushton 20 milionë euro, sipas Transfermarkt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!