×
  • Sport
  • Sport

    Kush pritet të jetë kapiten i Kosovës sonte, balotazhi është tek këta dy futbollistë

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 12:19

    Kombëtarja e Kosovës sonte luan me Maqedoninë e Veriut në Shkup, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve


    Dardanët kanë disa mungesa kyçe si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, shkruan Reporteri.net

    Madje, Kosovës i mungojnë dy futbollistë që në të kaluarën kanë bartur shiritin e kapitenit, Rrahmani dhe Ujkani.

    Por, për ndeshjen historike kundër Maqedonisë kapiten pritet të jetë njëri nga dy mesfushorët tanë. Herolind Shala ose Valon Berisha.

    Që të dy edhe në të kaluarën kanë bartur shiritin e kapitenit te Kosova.

    Madje, Valoni një kohë të gjatë ka qenë kapiten, por pas mungesave të shumta në Kombëtare shkaku i lëndimeve të kishte shiriti kaloi te Amir Rrahmani.

    Sidoqoftë në sy të tifozëve të gjithë lojtarët e Kosovës janë kapitenë dhe sonte më shumë se kurrë duam një fitore që do të na afronte edhe më shumë me Kampionatin Evropian. Forca Kosova!/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!