Ndeshja e dytë çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Manchester United do të drejtohet nga gjyqtari gjerman Felix Brych.
Gjyqtari gjerman me eksperiencë të madhe, është një zgjedhje e rregullt në ndeshjet e UEFA-s, sidomos duke ndarë drejtësinë në finale e vitit 2017/18 ku Real Madridi fitoi trofeun, bashkë me finale e vitit 2013/14 të Europaligës kur Sevilla u bë kampion, shkruan Reporteri.net
Felix Brych është një gjyqtar që nuk i ka sjellur shumë fat Barcelonës, duke e ndarë drejtësinë në ndeshjen gjysmëfinale kundër Chelseas në vitin 2012. Londinezët eliminuan Blaugranët dhe ky vit pa Chelsean të ngritë trofeun në fund.
Kanë qenë edhe 4 raste të tjera kur ky gjyqtar ka referuar ndeshjet e Barcelonës dhe shumica e tyre nuk kanë shkuar mirë, duke mposhtur vetëm Atletico Madridin 2-1 në çerekfinale të 2016-ës dhe Manchester Cityn poashtu 2-1, në 1/16 në vitin 2015.
Katalanasit barazuan me Milanin në vitin 2013 në fazën e grupeve dhe humbën 2-1 prej Atleticos në çerekfinalet e vitit 2014, duke i shtuar këtu edhe humbjen e dhimbshme nga Chelsea në vitin 2012./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.