×
  • Sport
  • Sport

    Ky është gjyqtari i cili la kartonët dhe bilbilin për të shpëtuar jetë njerëzish në Durrës

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 23:34

    Njëri prej gjyqtarëve më të njohur në Superligën shqiptare, Laver Alla, është përfshirë në luftën me kohën për të shpëtuar sa më shumë njerëz që gjenden nën rrënojat e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.


    Njëzet e tre persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që e goditen Shqipërinë, që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

    Alla, që në profesion është specialist pranë repartit zjarrfikës në Lushnjë, është i angazhuar në zonën ku gjendet hoteli i shembur “Miramare” duke dhënë kontributin e tij për të nxjerrë nga rrënojat qytetarët.

    Alla ka ndarë me miqtë e tij në Facebook momentin kur kanë shpëtuar një prej personave të mbetur nën rrënoja dhe shpreson që të gjejnë ende të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!