×
  • Sport
  • Sport

    Ky është “kurbani” i parë i Laportas te Barcelona

    Reporteri
    09 Mars 2021 | 20:55

    Joan Laporta është zgjedhur president i ri i Barcelonës dhe do të ketë punë të madhe pasi që klubi ka probleme të theksuara financiare.


    Për të ulur shpenzimet, ai duhet të largoj lojtarët e pa nevojshëm, shkruan Indeksonline.

    “The Sun” raporton se i pari që pritet t’i thotë lamtumirë klubit është Philippe Coutinho.

    Braziliani nuk arriti ta gjejë veten asnjëherë te katalonasit edhe pse u ble me një çmim shumë të shtrenjtë nga Liverpooli.

    Coutinho mund të rikthehet në Premierligë ku Tottenham është një nga opsionet e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!