×
  • Sport
  • Sport

    Ky është momenti më i mirë që do të shihni sot: Futbollistët e Crvena Zvezdës kthehen nga kanë ardhur

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 12:22

    Ndeshja për Kupën e Serbisë që planifikohej të luhej mes Crvena Zvezdës është anuluar edhe zyrtarisht.


    Mediat serbe shkruajnë se futbollistët e Crvena Zvdezdës rreth orës 11.45 edhe zyrtarisht u kthyen mbrapsht për në Beograd, shkruan Reporteri.net

    Kujtojmë se ndeshja e planifikuar të zhvillohet nesër në orën 15:00 mes klubit serb nga Kosova, Trepça, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës ka hasur në pengesa pasi që Policia e Kosovës, e vendosur në Jarinjë, ka vendosur të mos i lejojë serbët të hyjnë në Kosovë.

    Në Jarinë ishin të pranishëm edhe një grup i tifozëve të Crvena Zvezdës, të cilët i pritën futbollistët serbë me këngë dhe brohoritje, dhe forcat e shumta policore të Kosovës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!