×
  • Sport
  • Sport

    Ky është nokauti më i shpejtë në histori të boksit

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 14:55

    Para rreth dy vjetëve, Zolani Tete e theu rekordin për nokautin më të shpejtë në një meç për titull botëror në histori të boksit, kur e mposhti Siboniso Gonyan, vetëm 11 sekonda pasi filloi meçi.


    Thonë se shpejtësia vret dhe Zolani Tete e dëshmtoi këtë më 18 nëntor të vitit 2017, kur ia vrau shpresat për titullin botëror Siboniso Gonyas, me një goditje të shpejtë në Belfast, transmeton Express.

    Kampioni i WBO-së për peshat 51 deri në 54 kilogramë kishte qenë duke e mbrojtur titullin e tij dhe iu nevojitën vetëm shtatë sekonda për ta shtrirë kundërshtarin e tij në dysheme me një goditje, duke e detyruar gjyqtarin ta ngre flamurin pas vetëm 11 sekondave.

    Gonya e kishte ngritur veten në pozitën për të luftuar për titullin e kampionit pasi i kishte fituar pesë meçe radhazi. Ai do të kishte mundur ta shmangte meçin me Teten edhe për një kohë, por dëshironte të shpallej kampion sa më shpejt.

     

     

    Megjithatë, për fatin e keq të afrikanit, ai nuk ishte përballur me asnjë boksier të madh e të njohur deri në meçin kundër Tetes dhe kjo u dëshmua më 18 nëntor të vitit 2017, kur s’arriti të mbijetojë as 20 sekonda.

    Ky meç e theu rekordin paraprak për nokautin më të shpejtë në histori të boksit, që ishte vendosur më 7 gusht të vitit 1993, kur Gerald McClellan e mposhti Jay Bell brenda 20 sekondave të parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!